Kronikë

Vlorë/ Zaptoi plazhin publik në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, vihet nën hetim djali i tij! Sekuestrohen 90 çadra dhe shezlongë

20 Korrik, 13:22| Përditesimi: 20 Korrik, 13:35

  • Share

VLORË – Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe djali i tij 17-vjeçar është vënë nën hetim lidhur me ndërtimin pa leje të një beach bar dhe zaptimin e plazhit publik në Radhimë.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku:

u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë;

u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali i tij i mitur, 17 vjeç’,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?