Vlorë, u qëllua me armë në mes të ditës, 33 vjeçari në spital! Policia kreh zonën për arrestimin e autorit

26 Qershor 2023, 13:08| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 13:14

  • Share

1687775490_erghre.JPG

Policia jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në lagjen “Pavarësia 3” ku mbeti i plagosur 33 vjeçari Tonin Ramaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 


Lajmi kryesor:

Vlorë, Plumba 33 vjeçarit pas sherrit në lokal! I riu përfundon në spital, autori ikën


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?