Vlorë/ Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, arrestohen dy persona, njëri prej tyre është punonjës i firmës

29 Maj, 12:23| Përditesimi: 29 Maj, 12:38

  • Share

VLORË - Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi.

Rasti u kallëzua në Komisariatin e Vlorës, më pas është bërë e mundur identifikimi i dy personave të dyshuar për vjedhjen e karburantit: S.M., 65 vjeç dhe M.K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se ishte vjedhur sasia e karburantit, nga kamioni i një firme ndërtimi, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 21”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:

 S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Nga hetimi rezultoi se S.M., ishte punonjës i firmës, konkretisht shoferi i kamionit të cilit i vidhte karburantin në bashkëpunim me M.K.

Policia me arrestimin e tyre finalizoi operacionin ‘Storm 21’, ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 29/05/2024 13:22

    Ha ha sa qesharake arrestimi i tyre behet vetem po te jap urdher kompani dhe nuk arrihet deri ne arrestim,çjane keto gafa policia duhet ti thote kompanise se nese ka fakte ti hedhi ne gjyq eshte vjedhje indirekte pra nuk u rezikua dikush,dhe tjetra keta mostrat e kompanive i paguajne siç duhet puntoret apo..puntori duhet te bej denoncim per vjedhje te djerses se tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?