VLORË- Një 65-vjeçar, i cili punonte si roje është vrarë me armë zjarri, e ndërsa turpi i tij është gjetur në pyll. Viktima është identifikuar si Ylli Luçaj, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.
Trupi i pajetë është gjetur sot nga blutë e qytetit bregdetar, por nuk dihet ngjarja ka ndodhur po sot apo disa ditë më parë. Në fillim është dyshuar për vetëvrasje, por 65-vjeçarit i janë gjetur mbi 5 plagë në trup, duke e përjashtuar vetëvrasjen nga pistat e hetimit.
Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me punën e 65-vjeçari apo me të kaluarën e tij, teksa po bëhen hetime nëse bëhet fjalë për një person me precedent penal. Policia bën me dije se janë shoqëruar disa persona, por pa dhënë një numër konkret.
"Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen
Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Ky është Ylli Luçaj, 65-vjeçari i vrarë me mbi 5 plumba, trupi i së cili u gjet ditën e sotme në një pyll pranë fshatrave Kuç dhe Qeparo në Himarë. Report Tv ka siguruar foton e Luçajt, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.
Nuk dihet prejardhja e kesaj specje. Thone qe jane hibrid midis njeriut dhe gorrilles. Vetvehten e quajne shqiptar, greku i thote allvanos, italjani albanez... Nje filozof saksion pas studimeve te thelluara te kesaj specje i quajti zorrthare e kokpalare. Who knows the real truth...
PërgjigjuPo ti fundërrinë çar je?
Je i madh fiks
I laj naj hale ti ate bëj se për ate pune qenke!
U shuajten shqiptarët çdo ditë atentate e aksidente, nga 3,5, 7 në ditë , u shojten....njerëz të egër, gjysemnjerez!
PërgjigjuVlonjatë të egjërë!