Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin! Era favorizon përhapjen e flakëve

25 Korrik, 15:19| Përditesimi: 25 Korrik, 22:57

  • Share

Perfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Po punohet për fikjen e tij.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, tymi i madh i flakëve po përhapet në gjithë qytetin.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.

Në vendin e vatrës së zjarrit janë tre automjete të forcave zjarrfikëse. Nga tymi është mbuluar një pjesë e qytetit.

Ora 19:58
Vlorë/ Situata vazhdon të mbetet kritike në fushën e mbetjeve! Tymi 'pushton' qytetin (VIDEO)

Vazhdon të mbetet kritike situata në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se tymi i flakëve vazhdon të përhapet në zonën bregdetare.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kryetari: 26/07/2024 01:15

    Kjo gje ka vite qe ndodh, ka per te ndodh dhe dy here deri ne Shtator, nuk kane zgjidhje tjeter dhe helmojne gjithe qytetin, PLEHRAT..

    Përgjigju
  • Luli: 25/07/2024 16:19

    O zot me i paafte se ky kryetar bashkie nuk ka ne Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?