Kronikë

Vlorë-Orikum, rruga buzë detit e shembur prej 5 muajsh! ARRSH: Janë siguruar fondet, shpejt do nisë puna për rikonstruksionin

26 Maj 2021, 21:51| Përditesimi: 26 Maj 2021, 22:51

  • Share

Kjo është rruga buzë detit në aksin nacional Vlorë-Orikum. Prej 11 Janarit, ku si pasojë e reshjeve intensive rruga është shembur dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e saj.

Tashmë që ka nisur sezoni turistik kjo rrugë aksesohet nga qindra turistë që synojnë plazhet në jug të vendit. Drejtuesit e mjeteve shprehen se përpos trafikut, është kthyer në burim aksidentesh.

Burime nga ARRSH-ja thanë për Report Tv se janë siguruar fondet dhe brenda një kohe të shpejtë do të nisë puna për rikonstruksionin e këtij aksi shumë të rëndësishëm që lidh Vlorën me Orikumin dhe gjithë fshatrat e qytetet e bregut deri në Sarandë.

Komento

Komente

  • Vlora: 27/05/2021 00:25

    Ju jemi per tu q ato rropt qe nga damiani te ropqiri i gjat beni vetem show

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?