Foto ilustruese

Kronikë

Vodhën 75 mijë euro në banesën e 63-vjeçarit në Përmet, arrestohet një grua, në kërkim bashkëpunëtori i saj

3 Qershor 2021, 09:46| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 10:06

  • Share

Një 36-vjeçare është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 75 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 63-vjeçarit Koço Prokos, i cili pasi konstatoi mungesë e parave ka denoncuar në polici.

Pas hetimeve policia vuri në pranga O. Shahini, 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e saj Paulin Preçi, 28 vjeç, i cili është me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë. Ngjarja ka ndodhur kohë më parë, ndërsa sot është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve dhe shpallja në kërkim i një tjetri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?