Foto ilustruese

Vodhën 900 mijë lekë të rinj në vendin e punës arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori (EMRI)

10 Gusht 2022, 13:17| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 15:27

  • Share

TIRANË- Blerina Shtepani 34 vjeç është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi se bashku me kogeun e saj 42-vjeçar vodhën rreth 900 mijë lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Valuta".  

Gjithashtu, u shpall në kërkim Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.

Shtepani ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të D. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, e reja , në bashkëpunim me Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të rinj, në këtë biznes.

Punohet për kapjen e Y. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?