Kronikë

Vodhën energjinë elektrike, në më pak se një muaj evidentohen 237 raste, arrestohen 58 persona! Hetohen në gjendje të lirë 4 punonjës të OSHEE

8 Nëntor 2021, 14:15| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 14:51

  • Share

Policia e Shtetit prej kohës ka nisur një aksion me dorë të rreptë lidhur me goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrikë. Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Konkretisht në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Gjithashtu, po nga këto struktura janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 3 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë. 

Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.

Në  Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Në  Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër. 

Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?