Një 31-vjeçar u arrestua nga policia e Maliqit pasi vodhi një dyqan ushqimor në fshatin Sheqeras.
Më datë 30 gusht, 31-vjeçari me iniciale S.L., vodhi disa artikuj të ndryshëm ushqimor dhe disa me vlerë 20.000 lekë si dhe ka kanosur vajzën e pronarit përmes telefonit.
Autoritetet bëjnë me dije se ai është autor i disa vjedhjeve të tjera në Maliq.
"Shtetasi i mësipërm më datë 30.08.2020, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., në fshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën 20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit" - njofton policia.
Gjithashtu në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit Korçë, 31-vjeçari tentoi të largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia.
Vjedhjet në Maliq janë bërë më të shpeshta gjatë kohëve të fundit ku vetëm 2 ditë më parë u raportua një tjetër vjedhje në një dyqan në Vloçisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Vjedhja", "Kanosja", "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë".