Mjeti i vjedhur, Porsche Panamera

Vodhi mjetin luksoz ‘Porsche Panamera’ dhe tentoi ta kalonte në kufirin e Maqedonisë së Veriut, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

25 Gusht, 19:47| Përditesimi: 25 Gusht, 19:50

  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase.

Ai ka tentuar të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur.

Sipas mediave maqedonase, makina ishte e vjedhur në norvegji dhe kishte targa shqiptare.

 “Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?