Vokshi akuza qeverisë: Shkollat po kthehen në vatër infeksioni të COVID, po fshihni shifrat reale të mësuesve dhe nxënësve të infektuar (VIDEO)

19 Tetor 2020, 10:25| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 10:59

  • Share

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga shkolla 9-vjeçare "Emin Duraku" denoncoi qeverinë se po fsheh shifrat e vërteta të mësuesve të infektuar duke mos lajmëruar prindërit dhe rrezikuar jetën e qytetarëve. Vokshi shprehet se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni dhe se deri tani rezultojnë 320 mësues dhe nxënës të prekur, por sipas saj shifrat reale po fshihen.

Vokshi ka akuzuar qeverinë se nuk ka krijuar kushtet e duhura për nisjen e shkollës dhe krijimin e ambienteve të përshtatshme, ndërsa sipas saj shumica  e shkollave nuk kanë as kushtet higjieno-sanitare të nevojshme.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale. Ajo çka i frikoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19. Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë  të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë për fat të keq një mësues, një tjetër prind, një drejtues i shkollës në Paskuqan humbi jetën. Pikërisht kjo humbje jete e një mësuesi, kjo rritje eksponenciale e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet t’u shërbente si kambanë alarmi për qeverinë, për Ministrinë e Arsimit, për ministren Kushi për t’u shkundur, megjithëse e marrë me shumë vonesë, masat e duhura për të krijuar ambientet e përshtatshme dhe të sigurta për mësimdhënie për mësuesit dhe për nxënësit. Por qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve  dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore.

Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme  të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

Por çfarë ka ndodhur?

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre.

Unë dua të sjell në vëmendje për të gjithë ata drejtues të cilët nuk bëjnë publik rastet e mësuesve apo të stafit të shkollave që janë pozitiv, dua të sjell në vëmendje që pikërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Penal i konsiderojnë përhapjen me qëllim apo pa qëllim të pandemisë Covid 19, si vepra penale e cila dënohet me burgim.

Për PD, jeta dhe shëndeti i çdo mësuesi, jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi është i shenjtë, ndaj jam sot këtu për të përsëritur kërkesën e PD që qeveria dhe Edi Rama të zbatojnë menjëherë të paktën për shkollat, pikën 2 të planit prej 5 pikash të rimëkëmbjes së vendit nga kriza.

 Kështu kërkojmë që të bëhen testime masive për çdo mësues në çdo shkollë të Shqipërisë.

 Kjo është mënyra e vetme për të krijuar hartën e përhapjes së Virusit të Covid 19 dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Së dyti të krijohen kusht higjieno – sanitare në çdo shkollë, të ketë ujë të rrjedhshëm, të ketë sapun, të ketë dezinfektantë, të bëhet dezinfektimi i përshtatshëm i ambienteve midis orëve të mësimit.

Ato shkolla që nuk plotësojnë kushtet minimale higjieno – sanitare, apo nuk respektojnë protokollin e sigurisë, duhet të mbyllen dhe të sigurojë ambiente të tjera për kushte të sigurta për mësimdhënie për fëmijët dhe mësuesit.

Të sigurohen maska falas dhe dezinfektant për mësues dhe nxënës.

Është e rëndësishme që qeveria të reagojë sot sepse nesër mund të jetë shumë vonë.

Kjo për faktin se pjesa më e madhe e mësuesve janë në fashën moshore më të prekur nga virusi Covid 19.

Shto edhe faktin që një pjesë e tyre mund të jenë të sëmurë kronikë, mund të kenë sëmundje bashkëshoqëruese.

Cdo orë që qeveria nuk merr masat e nevojshme për respektimin e protokollit të sigurisë, mund të rrezikojë shëndetin dhe jetën e mësuesve, jetën dhe shëndetin e nxënësve, prindërve e dhe familjarëve të tyre.

 Qeveria duhet të reagojë sot sepse kostoja sociale dhe kostoja humane mund të jetë shumë e madhe nesër dhe mund të jetë e pariparueshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sportisti: 19/10/2020 10:46

    Boll duke ndjell panik se jeni bërë si ato hijenat që nuk pyesin për asnjë lloj krijesë mbi rruzull për tu ushqyer! Putaneska nuk jeni tjetër, iu plasi shumë për shëndetin e popullit juve nuk e sheh???? Kërkoni ditë e natë edhe kur nuk janë i shpikni problemet që të tërhiqnin vëmendjen. ÇFARË DO TI BËSH VIRUSIT ZOTËRIA JOTE?? APO LLAP SA TË MUNDËSH, ATO FËMIJË NËSE KE, APO NIPËR E MBESA DO TI LËSH INJORANT SIÇ JE VETË???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?