Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës, 'harron' sulmin e militantëve: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve! Berisha i vetmi që ngjall shpresë për ndryshim

10 Janar 2022, 20:02| Përditesimi: 10 Janar 2022, 20:04

  • Share

Deputetja demokrate Albana Vokshi, edhe pse ishte vetë e pranishme në protestën e 8 janarit dhe pa se si militantë e Sali Berishë me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e dritaret e selisë blu, ka hedhur akuza se në fakt dhuna është bërë nga njerëzit e Bashës me gaz lotsjellës dhe policia e Ramës.

Zhgënjimin më të madh Vokshi duket se e ka pasur me gratë demokratë deputete që sipas saj kanë përkrahur Bashën dhe kanë heshtur para kësaj dhune dhe nuk e kanë denoncuar atë.

Në fund Vokshi thekson se PD është shtëpia e demokratëve dhe se Sali Berisha është e vetmja shpresë për ndryshim.

"Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

- Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

- Turp për ju që ankoheni që ju ka dhembur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambientet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

- Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jonë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

- Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambiente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrige, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

- Turp për ju që çuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

- Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

- Turp për ju që tradhtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet.  E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vetëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët të cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.", shkruan Vokshi

Protesta e 8 janarit precipitoi që në nisje të saj me dhunë, ku militantë të Sali Berishës me vare, lopata dhe çekiçë në duar hapën dyert e blinduara dhe thyen dritaret e gjithçka gjetën brenda. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe  sulmi ndodhi nga njerëzit e Bashës që ishin brenda selisë blu.

Komento

Komente

  • Balo Bënça: 11/01/2022 00:04

    O Albana,ku jeton ajo Vjollca Vokshi moj ,gazetarja kryesore e Berishës në kohën e Piramidave!? Korrupsionin në Shqipëri e krijoi Sali Berisha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?