Finalja e tretë e volejbollit për femra i ka takuar Skënderbeut. Vajzat korçarë kanë mposhtur 3-0 me sete Tiranën në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga publiku vendas në pallatin e sportit. Efekte
Me këtë fitore Skënderbeu udhëheq 2-1 serinë e finaleve dhe për të siguruar titullin i duhet edhe një tjetër.
“Do zhvillohej një ndeshje e fortë e dinim, por fati na buzëqeshi ne, por asgjë nuk ka mbaruar. Kemi ndeshjen në Tiranë, pasi fitoren në Korçë e kemi të sigurtë, por duam të fitojmë që në kryeqytet,”-deklaroi Pandush Kapedani, trajner i Skënderbeut.
“Nuk shkuan shumë gjëra, duke filluar nga mbrojtja e deri të shërbimi. I gjithë ekipi nuk dha më të mirën, nuk ishte në ditën e saj,”-u shpreh Amarilda Prenga, trajnere e Tiranës.
Edhe pse i kishte kundër trajnerja e Tiranës e vlerësoi jashtëzakonisht shumë atmosferën e krijuar në Korçë.
“Është kënaqësi të luash me këtë tifozllik pavarësisht se kundër. Edhe pse me tifoz pjesa e parë po shkonte mirë për ne. Gjithsesi ndihma e tyre e dha efektin të Skënderbeu dhe nuk bëhet fjalë,”-tha Amarilda Prenga, trajnere e Tiranës.
Finalja e radhës do luhet në Tiranë me datë 7 maj në orën 18:00.