Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste të dhënë sot për Radio Ukraine është shprehur se lufta me Rusinë duhet të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë.
Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund luftës në 2025 përmes diplomacisë, por duke u nisur nga një Ukrainë e fortë”,- tha Volodymyr Zelensky, një ditë pas telefonatës mes Olaf Scholz dhe Vladimir Putin.
"Si mund të ketë negociata me një vrasës? Nëse flasim me Putinin dhe nuk forcohemi në kushtet në të cilat jemi, nuk është një paqe e drejtë",- shtoi Zelensky.
Më tej presidenti theksoi se pozicioni i Donald Trump është shumë i rëndësishëm për luftën në Ukrainë.
“Qëndrimi i Amerikës ndaj nesh është shumë i rëndësishëm dhe amerikanët sot janë në anën e Kievit”,- nënvizoi ai.
Volodymyr Zelensky
“Udhëheqësit e G7 kanë demonstruar edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, ndërsa i afrohemi ditës së njëmijë të agresionit të Rusisë, unë jam thellësisht mirënjohës për kryeministren Giorgia Meloni dhe të gjithë liderët e G7 për zërin e tyre të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës njerëzit e saj nga terrorizmi, duke shpëtuar jetë të panumërta”.
Kështu shkroi në rrjetin social "X" presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së liderëve të G7 për mbështetje për Ukrainën.