BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula nov der Leyen ka zbardhur një bisedë telefonike që ka patur me kryeministrin Edi Rama, ku thotë se kanë folur për integrimin, ekonominë dhe Investimet e BE-së në Ballkan.
‘Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor’, shkruan Von der Leyen në llogarinë e saj në Twitter.
Ditën e djeshme ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca bëri me dije se BE dhuron 103 mln euro për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rimëkëmbjen e BE.
Ndërkohë 10 ditë më parë kryeministri Rama ka pasur biseda telefonike me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe me përfaqësuesin e BE, Joseph Borrell, ku në fokus të bisedave kanë qenë reformat e Shqipërisë në sajë të integrimit në BE.