Ursula von der Leyen

Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore

28 Tetor, 17:35| Përditesimi: 28 Tetor, 17:47

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Gjatë këtij komunikimi ata diskutuan për sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve, të shpallur në Samitin BE-Kore në maj të 2023 në Seul.

Von der Leyen u shpreh se fillimi i këtij bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën agresive të Rusisë ndaj Ukrainës.

Po ashtu Von der Leyen theksoi se dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore.

“Koreja e Veriut po ofron gjithashtu ndihmë gjithnjë e më vdekjeprurëse për Rusinë, e cila sinjalizon një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënon paqen botërore”, tha presidentja e Komisionit Europian.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kimyongu: 28/10/2024 17:53

    Ju jeni kercenim per boten jo ai , bazat ushtarake amerikane ne gjithe boten per cfare jane ? Normale qe do krijohej nje bllok tjeter sepse ishin te detyruar nga agresioni perendimor me ne krye usa , vetem keshtu do te shpetojne vendet e varfra duke u bere pjese e brics sepse ndryshe do te behen me keq se cfare jane

    Përgjigju
    • Beni: 28/10/2024 17:56

      Kur po vjen ajo ditë se bota duhet një balancë. Kështu që problemi i diktaturave është se populli do vuaj dhe mos harroni e kemi kaluar në kurriz.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?