Ursula Von der Leyen: Hapja e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë për hyrjen në BE është një lajm i shkëlqyer

25 Qershor, 11:41| Përditesimi: 25 Qershor, 11:46

  • Share

Foto: Volodymyr Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen 

Ukraina do të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian sot, në atë që Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar si një ëndërr të realizuar për qytetarët e vendit të tij më shumë se dy vjet në një luftë me Rusinë.

Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian dhe euroatlantik, Olga Stefanishyna do të drejtojë delegacionin e Ukrainës në një konferencë ndërqeveritare në Luksemburg që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për të harmonizuar ligjet dhe standardet e vendeve me ato të bllokut 27-vendesh.

Më pas ka qenë Moldavia, ajo e cila aplikoi për t'u anëtarësuar në BE pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë,  gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë të veçantë ndërqeveritare për të nisur zyrtarisht procesin e saj të anëtarësimit.

Për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë për hyrjen në BE  ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

"Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm i shkëlqyer për qytetarët e Ukrainës, Moldavisë dhe për të gjithë Bashkimin Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju urojmë një fillim pozitiv”, shkruan në X Ursula von der Leyen.

“25 qershori 2024 do të hyjë në histori. Sot ne fillojmë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë drejt anëtarësimit" në Bashkimin Evropian. "Ky është një moment i rëndësishëm që na forcon, që na bashkon si një familje. E ardhmja jonë e përbashkët fillon tani”, shkruan Roberta Metsola, në X.


Lajmi kryesor:

 Lufta në Ukrainë/ Shumë humbje, Zelensky zëvendëson kreun e Forcave të Armatosura


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?