Mundësia që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të votojnë në 25 prill duket ende e largët. Një pjesë të përgjegjësisë për partinë socialiste e ka dhe opozita jashtë Kuvendit, që sipas kreut të grupit të PS, Taulant Balla, po përpiqet ta pengojë këtë proces.
“Do t’i them Partisë Demokratike dhe LSI, që pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit ka qenë dhe mbetet vota e emigrantëve. Për sa kohë PS, i ka qëndruar kësaj marrëveshje, dua që këto parti me përfaqësuesit e tyre në KQZ të mos pengojnë votën e shtetasve që jetojnë jashtë vendit”, u shpreh Balla.
Në 25 prill, Taulant Balla e ka përballjen në Elbasan me Monika Kryemadhin, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin. Të tre, për numrin dy të PS, nuk përbëjnë asnjë rrezikshmëri.
“Monika Kryemadhi ka qenë kandidate për deputete në Elbasan, edhe Lulzim Basha. Elbasani e di fare mirë që asgjë nuk e lidh Elbasanin me ta. Nuk kujtohen të kenë bërë qoftë dhe një punë të vete në shërbim të komunitetit. Mendoj që ata që tradhtuan votën e qytetarëve shqiptarë mund ta tradhtojnë përsëri”, tha kreu i grupit të PS.
E fundit që zyrtarizoi kandidimin në Elbasan ishte Rudina Hajdari, e cila tha se shtysa më e madhe për të kandiduar në këtë qark ishte krimi i organizuar në këtë qytet, ndërsa frymëzimin e mori nga babai i saj, i cili ka qenë kandidat në Librazhd.
O Z. Balla suksese dhe e ke te sigurte mandatin ne Elbasan. Kurse sa per Nafije dybekun e leshitlikes apo doktoreshen fallxhore horoskopike babaxhike mos u shqeteso fare se populli i Elbasanit ja ka vene vizen gruas me te urryer te planetit qysh ne zgjedhjet e 2017 kur ajo me nje fjalor rrugaceje fyeu rende militantet demokrate ne nje takim elektoral me fjalet me te ndyra.
Përgjigju