Në Kuvendin e fundit të PD që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, insistova dhe mbajta një fjalim. Në fakt, fjalën e mbajta falë vendosmërisë dhe insistimit tim, sepse kishin precedentën disa të tjerë para meje që filozofuan e filozofuan e në as vetë ata nuk kuptuan se çfarë thanë ose deshën të thonin. Nuk e kërkova fjalën për tu afirmuar unë apo për të lavdëruar ose goditur ndonjë palë, por për parime.
Në atë Kuvend nuk munguan versionet e ecjes prej terminator, fjalë të mëdha me rreshta pa kuptim, betime për parime, nevojë për qëndrime e në fakt më pas thuajse vetëm disa folës qëndruan parimor e koherent me qendrimet e tyre
Unë, në fjala time që mbajta ishte spontane për shkak se u vendos në minutat e fundit, por edhe për faktin se nuk kam nevojë të shkruaj më parë çfarë dua të them e as të bëj prova një natë para para pasqyrës në shpi, ngrita për herë të parë në historitë e Kuvendeve të PD, çështjet e Diasporës dhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Fjalimi im ishte edhe një kritikë ndaj PD, sepse kjo e fundit ishte karakterizuar me një dialektikë shumë të varfër për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe sidomos për votën e tyre. Po ashtu nënvizova krizën e shërbimit tonë diplomatik ndër vite i karakterizuar si mjet punësimi e nepotizmi për familjarët e pushtetarëve dhe jo si një mundësi për t'i shërbyer me profesionalizëm e patriotizëm vendit dhe qytetarëve kudo ku jetojnë.
PD ka pasur një qasje pasive ose thuajse negative ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë duke bërë pak ose shumë pak për organizimin e saj jashtë kufijve e këtë e them në krahasim me atë që ka bërë PS në vitet e fundit. Ato pak degë që sot janë themeluar jashtë, janë falë iniciativave të demokratëve në Diasporë e pa asnjë mbështetje ose shumë pak mbështetje nga Selia Kryesore e Tiranës.
Madje, edhe kontaktet e demokratëve të Tiranës në vitet e fundit me demokratët në Diasporë kanë qenë sporadike e pa ndonjë platformë konkrete. Duket se ajo fjala ime e mbajtur në Kuvend ashtu siç ishte nga unë si një thirrje për të reflektuar ka dhënë efektet e saj.
Tashmë, vota e emigrantëve për herë të parë është kauzë dhe iniciativë konkrete e kjo është tashmë falë tezave të bëra nga kandidati për kryetar Lulzim Basha. Nuk mundem asnjë regjim, nuk fitohet asnjë betejë për demokraci e nuk rikthehet në fitore e model qeverisje PD pa të drejtën e votës së emigrantëve dhe pa angazhimin e tyre serioz brenda PD dhe nesër në nivel qeverisje.