Foto ilustruese

Vota e emigrantëve si revolucion në riorganizimin shtetëror, kushtetues dhe po ashtu edhe politik!

6 Gusht 2022, 16:49| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 16:51

  • Share

Kam të paktën 15 vjet që shkruaj e trajtoj votën e emigrantëve! Këtë trajtim e kam bërë në këndvështrim kushtetues si një e drejtë e patjetërsueshme dhe e pamohueshme, ku shumica e shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë janë e mbeten shtetas shqiptarë, përtej faktit nëse kanë përfituar edhe shtetësi tjetër!

Këtë argument e kam trajtuar edhe për rëndësinë dhe këndvështrimin demografik, ku sipas të gjitha statistikave shumica e shqiptarëve jetojnë tashmë jashtë vendit dhe ata që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri janë duke u bërë pakicë!

Argumentin e të drejtës së votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë e kam trajtuar edhe në këndvështrimin e zhvillimit ekonomik e tashmë dihet kontributi i rëndësishëm i emigrantëve në këto 30 viteve qoftë me dërgesat e tyre në të holla duke mbajtur ekonomitë e familjarëve të tyre në Shqipëri, por edhe në rastin e investimeve të drejtpërdrejta duke permisuar atmosferën e iniciativës të lirë!

Ky argument ka edhe një rëndësi tjetër, atë kombëtar, duke rritur prestigjin e Shqipëri në vendet ku ato kanë zgjedhur të emigrojnë dhe të jetojnë! Kemi rastin e luftës në Kosovë për të kuptuar sa nevojë ka vendi për diasporës dhe çfarë kontributesh mund të japin ata kur Atdheu i thërret!

Ushtrimit i të drejtës së emigrantëve në vendet ku jetojnë është një proces i mbajtur peng dhe i keqpërdorur nga i gjithë spektri politik në vend! Në, fakt respekti i politikës shqiptare ndaj emigrantëve në gjithë vitet e tranzicionit ka qenë shumë indiferent e jo rrallë herë edhe tallës e përbuzës! Për ta vertetuar këtë majfton të ndjekim fjalorin e politikës shqiptare, i cili nuk përmban fare kauza të emigrantëve ose për të ngritur e mbrojtur të drejtat e emigrantëve!

Për politikën shqiptare në fillim të viteve '90, emigrantët ishin vetëm njerëz që largoheshin, më vonë u konsideruar thjeshtë si budallenj që sillni para në Shqipëri dhe investonin në ekonominë shqiptare! Megjithatë, në vitet e fundit kemi një këndvështrim tjetër nga politika për emigrantët, sepse këta të fundit shihen si nje kërcënim serioz për establishmentin e tyre politik dhe të pushtetit!

Tallja dhe indiferenca e partive politike shqiptare me emigrantët duket edhe tek fakti se kanë pasur pak ose shumë pak interes të shtyjnë aktivitetin politik përmes organizimit të tyre edhe jashtë vendit, aty ku prania e shqiptarëve është e konsiderueshme! Për hir të vërtetës, PS, është ajo parti që ka organizime serioze sidomos në Itali dhe Greqi duke pasur organizime serioze e kontakte të vazhdueshme! Ndërsa, PD, jo vetëm s'ka folur thuajse asnjëherë për emigrantët, hallet e tyre, të drejtat e tyre, por pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në PD, ata të rithemelimi i përbuzën edhe ata degë që ishin krijuar me vështirësi në Itali, Greqi e Angli duke i përjashtuar nga çdo proces organizues dhe duke i përjashtuar nga forumet drejtuese ashtu siç ju takon!

Po ashtu duhet theksuar se një kontribut të konsiderueshëm për të drejtën e votës së emigrantëve ka dhënë qeverisja e PS! Megjithatë, edhe propozimet aktual nuk janë në perputhje me realitetin demgrafik e po ashtu as me frymën e Kushtetutës! Vota e emigrantëve mund të sjellë ndryshime thelbësore në organizimin e jetës parlamentare dhe të vetë institucionit të Parlamentit! Opsioni i dërguar tashmë në KQZ për të krijuar një zonë të re! Bërja e mundur e votës të emigrantëve mund të kërkojë si domosdoshmëri bërjen e Parlamentit me dy dhoma përfaqësimi duke ju dhënë mundësi përfaqësimi të drejtë që meritojnë emigrantët për shkak të demografisë! Vota e emigrantëve do të bënte ndryshime të rëndësishme politike duke kontribuar për rotacionin e elitave! Një gjë është e sigurt se politika shqiptare frikësohet nga vota e emigrantëve!

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • albani: 07/08/2022 13:04

    n q s vertet ti e beson se politika shqipetare ka frik nga vota e emigranteve genjen veten sepse ata skan frik nga spak e non gratat jo me nga vota e kurbetcinjeve

    Përgjigju
  • Dy kamber: 07/08/2022 05:38

    Ne nje dere - thote populli. 15 vjet paska boti dhe nuk e ka mesuar ende qe nul quhet vote e "emigranteve" por permbushje e detyrimit Kushtetues te organit qe menaxhon zgjedhjet. Per te garantuar qe shqiptaret te zgjedhin pamvaresisht se ku ndodhen. Dhe nuk eshte vetem per "emigrante" por edhe per studente qe studjojne jashte vendit, zyrtare qe punojne ne misione jashte vendit apo sportiste, biznesmene dhe njerez per arsye te tyre gjenden per periudha kohe jashte vendit. Sigurisht edhe "emigrantet". Po ku merr vesh ti apo surrogatot e Rames me kunatin e Mediut dhe shokun e puneve te pista te Rames ne KQZ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?