Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik raportin e parë të grupit të punës që po merret me mundësimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Deri më tani po shqyrtohen dy variante që kanë të bëjnë me regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Alternativa e parë është që çdo shtetas sqë jeton janë territorit të Shqipërisë duhet të regjistrojë adresën në Regjistrin Kombëtar të Gjendes Civile dhe të deklarojë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit. KQZ për zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit do të mundësojë shërbimin on-line për të paraqitur kërkesën për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve që votojnë.
“Për shkak të pamundësisë kohore, dhe kapaciteteve teknike të kufizuara, vlerësohet që ky shërbim për këto zgjedhje të ofrohet nëpërmjet infrastrukturës e-albania”, thuhet në raportin e KQZ.
Për këtë alternativë KQZ është bazuar te modelet e vendeve si Austria, Bosnjë Hercegovina dhe Sllovenia.
Alternativa e dytë është që Në KQZ do të ngrihet një sistem për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të RSH-së për të shprehur dëshirën e tyre të votojnë në zgjedhjet për Kuvend.
Sistemi do t’ju kërkojë shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të RSH të dhëna identifikuese të tilla si: Pasaportë ose kartën ID shqiptare, të vlefshme; adresën në shtetin ku jeton;
KQZ do të bëjë një fushatë informuese të sponsorizuar përmes faqes zyrtare të KQZ, rrjeteve sociale si Facebook, Tëitter, Youtube, etj. për të ndërgjegjësuar zgjedhësit të marrin pjesë në këtë proces. Kjo fushatë do të fokusohet tek zgjedhësit të cilët kanë vendbanim jashtë territorit të RSH.
(Kliko ketu per te lexuar raportin e plote te KQZ)
Po Ata shtetas Shqiptare qe jetojne jashte territorit te Shqiperise te cilet e shikojne veten e tyre te regjistruar ne listen e votimit si mund te votojne pa ardhur ne Shqiperi
Përgjigju