Zakonisht partitë nuk i zgjedhin votuesit, janë votuesit që zgjedhin partitë. Ky është një rregull i vjetër, që përsëritet vazhdimisht sa herë ka zgjedhje, kudo në botë.
Natyrisht nga kjo ligjësi nuk mund të bëjmë përjashtim ne. Që do të thotë se, ashtu si çdo forcë tjetër politike, nuk do të refuzonim asnjë votë, pavarëisht nga era, ngjyra apo shija e saj.
Por çdo parti e ka një target të caktuar njerëzish, të cilëve u drejtohet më shumë se të tjerëve. Ndryshe, nuk do të kishte kuptim politika, sepse do të ishte si një breg liqeni, ku secili merr një grep në dorë dhe peshkun që zë e lë në dorë të fatit.
Votuesi që do të zgjidhja me dëshirë në ditët e sotme do të ishte qytetari, që nuk pret prej meje t’i tregoj se gjendja në Shqipëri është e nderë dhe e vështirë, për shkak të politikës së vjetër. Dhe që natyrisht mendon për rrjedhojë se kjo duhet ndryshuar një orë e më parë.
Ai që ka vendosur të jetojë në këtë vend, pavarësisht se ia kanë nxirë atdheun gjobvënësit e pushtetit, të cilët thjesht ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin, por mendësia mbetet njësoj. Dhe mbi të gjitha, që nuk pret të rreshtohet patjetër në skalionet e njërës prej partive grabitqare për një vend pune apo një vend gjuetie, në këmbim të shërbimeve për ditën e votimeve apo për kohën mes dy zgjedhjeve.
Ai që nuk pret prej meje t’i tregoj se kush janë armiqtë dhe tradhtarët, të cilët mund të kthehen që të nesërmen në heronj dhe shpëtimtarë të kombit, në varësi të interesave politike të çastit të sulltanëve modernë dhe të pandëshkueshëm prej dekadash.
Ai që e fiton vetë dhe nuk ka nevojë për ndërmjetës bukën e fëmijëve të vet, mjafton që shteti dhe politika të mos i qëndrojë si ferrë nëpër këmbë, sepse nuk i ka askujt ndonjë borxh. Të cilin edhe kur nuk e prek vetë drejpërdrejt, e bezdis arroganca, padrejtësia dhe harbutëria e qeverisë mbi të tjerët.
Ai që që është neveritur nga fanatizmi politik dhe nga të gjitha veset e pushtetit, ndërkohë që i ka qëndruar larg militantizmit, por pa mundur që të shpëtojë nga pasojat e tij. I cili mezi pret ditën kur t’i largohen apo zhduken nga ekrani i televizorit apo ndoshta edhe nga frigoriferi udhëheqësit gjithollogë dhe patetikë, që i bombardojnë çdo ditë me një prani nervangritëse për çdo fushë të jetës, a thua se edhe atë ua kanë ata në dorë.
Ai që mendon vetë, pa pritur që ta ndriçojë kryetari “i pagabueshëm” dhe “largpamës”, se demokracia është një proces që nuk ka asnjë lidhje me skllavopronarinë dhe ku secili ka rolin e vet për të luajtur, pa qenë e nevojshme t’i nënshtrohesh më të fortit.
Të jeni të sigurt, që ky lloj votuesi nuk është, as i rrallë dhe, as i vështirë për t’u gjetur. Ai nuk është shqiptari i panjohur, por është nëna, babai, fëmija, vëllai, motra, miku dhe shoku yt në shumicë, i papërfaqësuar dhe i dhunuar prej 30 vjetësh nga një pakicë pengmarrësish, të cilët kanë emra dhe mbiemra.
Këtë lloj shqiptari do ta zgjidhja sa herë të kishte votime dhe jam i bindur se ndryshimi do të mbërrinte shumë shpejt.
Patoz@company jini vjedhes,grabites,vrases,imorale,antihumane pa perjashtim te gjithe. Jini klyshet bastarde te ishPPSH-s,jini nje KLANSEKT I PESHTIRE. Populli shqiptar ju ka braktisur dhe do te shihni me 25 prill nese do te behen zgjedhjet.Populli ne menyren me masive do te braktise jo partiçken tende e te jozefines por edhe ato te likekembeplehut, rilindjeramen dhe lulushbibilushin. Kini per te pare. Megjithese ju e dini mire se gomari@deveja po ju ngordh ne mes te rruges pa arritur diten e zgjedhjeve.
Përgjigju