KUKËS-3 gjuetarë po hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë varrë një shpend të egër që i përkiste specieve të mbrojtura të faunës së egër. Edhe pse ende nuk bëhet me dije lloji i shpendit, ai ishte i mbrojtur dhe nuk lejohet që të vritej.
Kjo ka bërë që 3 personat E. Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë, të ndiqen penalisht pasi në vendin e quajtur "Stanet e Zyberajve", në fshatin Brekije kanë vrarë shpendin e egër.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër".