Foto ilustruese

Kronikë

Vranësira kalimtare dhe rritje temperaturash, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

3 Qershor 2021, 08:57| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 08:58

  • Share

Dita nis me kthjellime në zonat perëndimore, por zonat lindore herë pas here do kenë kalime vranësirash. Mesdita sjell shpeshtim të vranësirave në skajin verior dhe zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë në ndikimin e motit të kthjellët. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten serish lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 28°C.             

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet  duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?