Foto ilustruese

Kronikë

Vranësira kalimtare dhe ulje temperaturash, si do jetë moti për sot

31 Maj 2021, 08:03| Përditesimi: 31 Maj 2021, 08:11

  • Share

Deri në mesditë moti do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Por pas mesditës vranësirat zhvillohen  në një pjesë të mirë të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas-here në formë rrebeshi, ndërsa orët mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë kthjellimet.                       

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera të pandryshuara duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet  duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vijon mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtër shiu do të dominojnë Juglindjen dhe lindjen e kontinentit. Ndërsa ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike ka diktuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të kontinentit: konkretisht Jugperëndimi, Qëndra dhe Europa Veriore do të jenë me kthjellime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?