Foto ilustruese

Sociale

Vranësira në lehtë dhe temperatura në rritje, moti për ditën e sotme

16 Tetor 2021, 07:24| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 07:27

  • Share

Në vendin tonë do të mbizotërojnë vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira më të shpeshta. Ndërkohë që temperaturat e ajrit do të jenë në rritje.

Sipas MeteoAlb vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash në një pjesë të mirë të vendit, ku me te theksuara kthjellimet do te jene ne bregdet dhe zonën e ulët, por herë pas here do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta duke sjellë shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut vijojnë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e debore në veri të Greqisë. Po ashtu, vranësira dhe shira te dendur do të përjetojnë Europa Veriore, Lindore si edhe brigjet Veriperëndimore të kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe vranësirat të pakta paraqiten Europa Qëndrore dhe ajo Jugperëndimore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?