'Vrapo me shpresë'/ Dhjetra të rinj i bashkohen nismës, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë

27 Tetor 2018, 16:37| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 16:46

  • Share

Në kryeqytet u zhvillua sot një vrapim për të sensibilizuar gratë dhe vajzat mbi diagnostifikimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundje e cila po njeh rritje vit pas viti në vendin tonë. 

Nën moton “Vrapo me Shpresë”, të rinj e të reja vrapuan në pistën që rrethon Parkun e Liqenit Artificial për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri apel vajzave dhe grave që të mos hezitojnë për të zbuluar dhe parandaluar në kohë këtë sëmundje.

Veliaj shtoi jo pa ironi se nuk mund t’i kushtojmë më shumë vëmendje makinës se sa njeriut. Të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të kësaj sëmundjeje, synojnë të shpërndajnë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?