Djali 10-vjeçar dhe babai i tij vrasës

Bota

Vrasja e 10-vjeçarit shqiptar në Itali, i afërmi shkon me thikë në spital për të vrarë babanë autor të krimit: Ai kriminel nuk e meriton të jetojë

21 Nëntor 2021, 19:45| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 19:50

  • Share

I afërmi i 10-vjeçarit me origjinë shqiptare, Matias, i cili u vra nga babai i tij me origjinë polake, Mirko Tomkow, u fut sot në spitalin ku është shtruar ky i fundit me qëllimin për ta vrarë e për të marrë hak për vogëlushin.

Ubaldo Marcelli, bashkëshorti i tezes së Matias u fut sot në spital me një thikë në dorë duke bërtitur: "Më thuaj ku është, do ta vras. Ai kriminel nuk e meriton të jetojë".

Ai u neutralizua nga punonjës shëndetësorë në spital, ndërsa më pas u shoqërua nga policia për t'u marrë në pyetje.

Marcelli ishte ai që kujdesej për Matian jo pak herë kur e ëma nuk ndodhej në shtëpi e pikërisht ditën e ngjarjes ai e kishte marrë nga shkolla dhe e kishte dërguar në shtëpi, pa ditur se nuk do ta shihte më kurrë atë. Matias u vra me thikë nga i ati më 17 nëntor, ngjarje e ndodhur në Viterbo të Italisë. I ati ishte arratisur nga spitali COVID dhe qëlloi për vdekje të birin për t'u hakmarrë ndaj bashkëshortes, Mariola Rapaj me origjinë shqiptare, për faktin se e kishte lënë. Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet nga e ëma e tij, e cila tashmë ndodhet në spital ende në gjendje shoku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?