Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa debat në Kuvend: Ku e çuat paketën e sigurisë në shkolla, Manastirliu të dorëhiqet! Spiropali i ndërpret fjalën, deputetja bllokon foltoren

19 Nëntor, 10:22| Përditesimi: 19 Nëntor, 10:33

  • Share

 

Deputetja Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Zhupa kërkoi 1 minutë heshtje, ndërsa tha se ishte ngjarje e paralajmëruar se konflikti kishte nisur brenda ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’. Zhupa kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën duke thënë se i mbaroi koha për procedurë, ndërkohë që pati edhe një përplasje me Spiropalin.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja ti kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?