Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja e 37-vjeçares Amanda Pushani në Tiranë. Mësohet se motra e cila është edhe autorja e krimit, ka deklaruar në polici bashkë me nënën se Amanda Pushani në gjendje të dehur shkonte tek dyqanet e lagjes dhe kërcënonte shitësit për t’i dhënë pije pasi përndryshe do t’i thyente marketin.
Marsela Pushani ka deklaruar se Armanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre. Në këtë moment sipas dëshmisë ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kane kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja Marsela ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)
SI.E./ReportTv.al