Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, Policia: Familjarët e raportuan si vdekje natyrale, pas ekzaminimeve u konstatuan plagët e shkaktuara me thikë në trup

3 Shtator 2023, 09:16| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 09:20

  • Share

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e 37-vjeçares në Tiranë nga motra e saj. Në njoftimin zyrtar, një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, policia thotë se familjarët e raportuan si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve janë konstatuar plagët në trup.

“Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?