Ekzekutimi i biznesmenit 29-vjeçar në Vlorë, identifikohen vrasësit, policia: Krimi pas një sherri mes viktimës dhe autorëve

6 Qershor 2018, 11:31| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 10:33

  • Share

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmenit29-vjeçar, Vasil Dervishaj, pronar njëkohësisht i një bar-kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një dyqani elektroshtëpiakesh, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen "Pavarësia", rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestuar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe një automjeti tip "Audi" me të cilin janë larguar autorët pas atentatit. 

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Shqiptarja.com raportoi një ditë më parë, menjëherë pas ngjarjes se Dervishaj kishte pasur konflikte në Vlorë për biznesin e tij. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje pikërishit me këtë gjë. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Policia e Vlorës zbardh dinamikën e krimit:

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

- një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

- një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

- një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

- si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

- Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal. 

- Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt. Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

FOTO/Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari Vasil Dervishaj
Komento

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 06/06/2018 18:55

    Polic shembnull asht Kuliqi em bash i Tropojes

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/06/2018 14:06

    Jemi krenar me ju policin shtetërore, ju lumt...!!!

    Përgjigju
    • Berti: 06/06/2018 14:49

      Kur punon mire perse mos te jene? Njolla e turpit qe i la Tahiri me tropolenasit e hashashit sa vjen dhe zbehet. Ja shiko kush vret ne Vlore, tepelensit, camet dhe seleniciotet. Keta jane te pabese dhe vrases. Shikoji, shikoji mire se kush jane. Mos u beni si Babale cami i topanase.

  • Arbëri: 06/06/2018 12:27

    Jeni krenar me ju policyn shtetërore, ju lumt

    Përgjigju
  • torja: 06/06/2018 12:22

    Bravo Policia e Vlores nga drejtori tek punonjesi me i thjeshte.

    Përgjigju
  • Edi: 06/06/2018 12:21

    Bravo policia po zbardhni dhe vrasjet qe keni len pa autor se bij nenash jan

    Përgjigju
  • Fredi: 06/06/2018 12:01

    Bravo Policia e Vlores!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?