Eglantina dhe Faik Buci

Vrasja e Eglantina Bucit 8 vite më parë/ Dëshmitari i drejtësisë 'nuk thyhet', mungojnë në përballje vëllai dhe babai i viktimës

30 Dhjetor 2020, 12:53| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:19

  • Share

Dëshmitari i drejtësisë, Miklart Tola, i cili zbardhi vrasjen e Eglantina Bucit, 8 vite më parë, nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci dhe babai Faik Buci, u paraqit në gjykatë ku përpara togave të zeza ka thënë të gjitha deklarimet që ka bërë edhe përpara prokurorisë për vrasjen e Eglantina Bucit.

Në këtë seancë ishin thirrur për tu përballur me Tolën edhe babë e bir, të cilët nuk kishin pranuar të paraqiten, por ata u përfaqësuan nga avokatet e tyre. Dëshmitari  u ka qëndruar të gjitha thënieve në deklarimet që ka dhënë përballë akuzës. Pas sigurimit të padisë nga ana e tij përpara gjykatës, prokuroria do mbyll hetimet dhe pritet që të dërgoj për gjykim Shkëlzen dhe Faik Bucin, të akuzuar për vrasjen Eglantina Bucit.

Kujtojmë se dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t'i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend.

Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Shkëlzen dhe Eglantina Buci

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?