Vrasja e Eglantina Bucit 10 vite më parë se bashkëjetoi me një djalë që familja se pëlqente, Prokuroria kërkon 50 vite burg për autorët, babë e bir

20 Janar 2022, 12:10| Përditesimi: 20 Janar 2022, 17:00

  • Share

Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci, si autorë të vrasjes së vajzës së tyre të shtëpisë, Eglantina Buci, 10 vite më parë e që e kishin groposur Mali me Gropa. Në dokumentin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, prokurori ka kërkuar 25 vite burg për Shkëlzen Bucin dhe 25 të tjera për babanë e tij, Faik Buci për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 78-25 të Kodit Penal dh dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78-25 te K. Penal dhë dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta" të parashikuar  nga neni 279 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Faik Buci me një dënim të vetëm prej 25 vjet burgim", thuhet në dokumentin e firmosur nga prokurori Artan Lulaj.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dëshmia e motrës së Eglantina Buci, e vrarë nga i ati dhe i vëllai në Tiranë: Babai e 'lante' mamanë në gjak, na rrihte me kabull elektrik! Prokuroria kërkon 50 vite për autorët


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?