Vrasja e ekstremistit grek, Krimet e Rënda lënë jashtë hetimeve Greqinë: Janë të mirëpritur si vëzhgues

30 Tetor 2018, 12:37| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 16:49

  • Share

Pala greke ka shfaqur interes që të marë pjesë në hetimet që do zhvillojnë autoritetet shqiptare, për vrasjen e Kostandinos Kaçifa. Por praninë e tyre përkrah prokurorëve shqiptarë nuk e lejon legjislacioni shqiptar, por edhe Kodi Penal shqiptar. Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertët grekë nuk mund të kryejnë hetime, kjo pasi sipas këtyre burimeve një gjë e tillë është e ndaluar.

“Hetimet do kryhen nga pala shqiptare dhe nuk ka pse ndërhyn në këktë çështje asnjë autoritet i huaj. Grekët mund të dërgojnë ekspertët e tyre, të cilët do u lejohet të jenë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo që të kryejnë hetime, të marin në pyetje persona, të nxjerin akte dokumentive etj. Jo kjo ështën e ndaluar”-thanë burimet.

Ngjarja sipas tyre ka motiv nacionalist dhe viktima ka qëlluar policët pa paralajmërim, ku fatmirëisht të dy policët kanë shpëtuar. Prokurorët shqiptarë thanë se për këtë çështje mund të nisë hetim dhe prokuroria e Greqisë, e cila nëse do kërkojë të kryejë veprime hetimore, duhet të respektojë procedurën e letërporosisë, duke sjellë një sërë detyrash për palën shqiptare, e cila do jeta ajo që do kryejë më pas hetimet, për llogari të grekëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sa te zgjuar keto Jorgot: 30/10/2018 15:06

    Po sa shqiptar jane keqtrajtuar deri ne vdekje nga policat byt**ira greke dhe kur eshte lejuar qe prokuroret tane te hetojn ne keto ceshtje.IKNI MORE KUR*A HELENE JUVE DUHET ME JU ZHDUK NGA HARTA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?