Monika Kryemadhi

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kryemadhi: Bardhi garantonte bandat se do ishte ministër i Brendshëm! Ai dhe Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar, kanë mashtruar Kim në emër të LSI

25 Nëntor 2021, 21:52| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 23:23

  • Share

TIRANË- Lufta brenda kampit opozitar sa vjen dhe po bëhet më e fortë me sulme të forta duke treguar se bashkëpunimi i tyre parazgjedhor nuk ka qenë i sinqertë. Radha e akuzave të forta ishte e Monika Kryemadhit që vuri në shenjestër Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, sa i përket vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo thoë se Bardhi garantonte bandat se do ishte ministër i Brendshëm. 

"Zoti Bardhi e mori përgjigjen. Zoti Bardhi  e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjetër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane", tha Kryemadhi në një intervistë për mediat.

Kryemadhi nuk ka lënë pa i kthye një përgjigje edhe Lulzim Bashës për deklaratën e tij që u bë motiv për të çelur një luftë në shumë fronte. Bëhet fjalë për “Trekëndëshin e Bermudës”, ku përfshiu edhe Ilir Metën krah Sali Berishës dhe Edi Ramës.

“Vetëm një pyetje kisha ku është zoti Basha këtu është jashtë apo brenda? Është jashtë trekëndëshit të Bermudës apo brenda trekëndëshit të Bermudës? Spektator nuk besoj se është. Sepse ta përmendësh trekëndëshin e Bermudës. Kur më pyetën në Zërin e Amerikës, edhe thashë asgjë e re nga Fronti i Lindjes. Menada tha: Nga fronti perëndimit? Jo i thashë nga Fronti i Lindjes. E them këtë që, për t’i anashkaluar problemet dhe për të ngritur një alibi qoftë dhe për të prodhuar diçka interesante për të hedhur ushqim në media për qytetarët. Sepse ne mund të flasim për parime me orë të tëra për shifra gjëra që kanë efekt tek qytetarët dhe një batutë mbahet mend nga të gjithë njerëzit dhe nuk mban mend atë çfarë është më e mira. Unë kam përshtypjen që e ka një batutë të kopjuar nuk e ka të tij, të paktën në opinionin tim dhe duke qenë që është një batutë e kopjuar dhe nuk e kupton atë që thotë”, u shpreh Kryemadhi.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • leshteriku Leshelisë: 25/11/2021 22:54

    Kokra e kartores qe je o Mona, kur i kruheshe Lulit duke i ngulur syte, tani fillon e pjerdh si lope stalle

    Përgjigju
  • Lesheli: 25/11/2021 22:18

    E vrate te shkretin ti me "gruan"dhe ua hidhni fajin te tjereve. Gjithe Elbasani e di qe Xhuvani u vra per llogari te agushit dhe cizmes. Po per floririn pse s'na thua kush e vodhi, apo e doni per vete se ndani me njeri. O u shpelafte mortja hajdut,drogmene, vrases,shantazhues dhe cfare me te keqia ka kjo bote ju i keni dhe i meritoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?