Vrasja makabre e Elgantina Bucit/ E motra për Report Tv fajëson babanë: Ai ndikonte shumë te vëllai, s'ishte dakord as për burrin tim që sot kemi 2 fëmijë

7 Shtator 2020, 11:15| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 17:18

  • Share

TIRANË- Elona Buci bën fajtor kryesor babanë e saj, Faikun, për vrasjen makabre të së motrës, Eglantina Bucit në 2012, me ekzekutor vëllanë, Shkëlzenin. Kjo sepse, sipas një prononcimi të shkurtër që ajo ka dhënë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi jashtë kamerave, Elona thotë se Faiku ka shumë ndikim të Shkëlzeni, vëllai, madje ka rrëfyer se ai nuk ka qenë dakord as për lidhjen e saj me bashkëshortin me të cilin sot ka 2 fëmijë.

Ajo ka treguar se me babanë nuk fliste prej shumë vitesh, që kur është ndarë nga nëna e tyre në 1993, teksa rrëfen se gruaja e re e tij nuk i ka trajtuar mirë. Kontakti i fundit me të ka qenë pas vdekjes së vëllait si i cili vuante nga leucemia. Sëmundja e vëllait ka qenë një argument i përdorur nga Shkëlzeni pse mori përsipër të bëhej vrasës me pagesë pasi donte të siguronte paratë për kurimin e të tij.

Report Tv u zhvendos sot në shtëpinë e Elonës në Babrru, ku nga kontaktet me fqinjët, ato e përshkruajnë Elonën, por edhe motrën e saj si dy vajza shumë të mirë dhe aspak problematike. Ndër kontaktet e fundit me të cilin ka pasur Eglantina ka qenë pikërisht Elona, por pa shumë detaje se çfarë kanë biseduar dy motrat me njëra-tjerën, nëse Eglantina ia kishte shprehur shqetësimin ose jo që kishte lidhur mes situatën e krijuar në familje, pas largimit të saj nga shtëpia dhe bashkëjetesës që nisi me të riu, që u bë shkak për ekzekutimin e saj me një plumb në nofull. Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë që të gjente dhe të fliste me Eglantinën, të gjitha kanë rezultuar të dështuara, kur pas shumë vitesh mësoi se ajo ishte vrarë e groposur te Mali me Gropa.

Faik dhe Shkëlzen Bushi u lanë ditën e djeshme në burg nga gjyqtari Lazer Sallaku. Shkëlzen Buci u soll forcërisht në gjykatë pasi ai  ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës, teksa babai u shfaq i qeshur në disa momente. Të dy e kanë mohuar të jenë të përfshirë në krim, madje babai dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend. Më herët Report Tv ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit, ku mësohet se Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Ora 12:10
Dy katëshe e rrethuar me mure të larta/ Kjo është shtëpia e babait që urdhëroi vrasjen e vajzës! Nëna s'i kishte takuar fëmijët që në '93 (VIDEO)

Report Tv është zhvendosur në shtëpinë e Faik Bucit, babai i cili së bashku të djalin vranë vajzën e shtëpisë, Eglantina pasi nuk ishin dakord me bashkëjetesën e saj me të riun. Shtëpia është në Allias, një ndërtesë 2 katëshe e rrethuar me mure të larta, siç shihet në foton që Report Tv. Buci është zhvendosur në këtë banesë prej 7-8 vitesh, teksa është pak km larg nga banesa e shtëpisë së vajzës së tij, me të cilin nuk flasin prej vitesh. 

Fqinjët e përshkruajnë si një njeri jo problematik, madje janë shprehur të habitur kur kanë lexuar lajmet. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në momentin e arrestimit iu gjet dhe një armë e ftohtë, thikë. Ndërkohë, ish- gruaja e tij, nëna e Eglantinës është zhvendosur të jetojë tek vëllezërit e saj në zonën e Institutit. Ajo që prej ndarjes nga bashkëshorti, nuk i ka takuar më as fëmijët. 

1599473466_shtepiafaikbuci.jpg

Shtëpia e Faik Bucit
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 07/09/2020 16:38

    O EDI RAMA prishja shtepite ketyre horrave dhe krimineleve te poshter qe na vijne nga veriu,,,,edhe i kane bere shtepite pa leje,,,dhe mbi troje pronaresh ,,po na bejne dhe te fortin tani,,,duke u bere vrases me pagese,,,,sepse jane dembele dhe nuk duan te punojne....vetem te behen hajdute dhe kriminele duan...

    Përgjigju
    • Toni: 08/09/2020 08:03

      Dole ti gabel tirane me permend veriun.ti as shqip nuk do flisje po te mos ishte veriu pallosh

    • €€€€€€€€: 07/09/2020 23:33

      Saktë

    • tttty: 07/09/2020 22:47

      Mir e ke then

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?