Vrasja ne Shkup, Tirana zyrtare:
Të shmangim keqintepretimet

14 Prill 2012, 11:07| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare shpreh keqardhje për vrasjen e ndodhur dje në periferi të Shkupit dhe bën apel për ruajtjen e qetësisë dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.

MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje. “MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zëdhënësja e ministrisë Eva Kushova.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?