'Më qëlloi dhe më detyroi të hipja në pemë'/ I vetëm dhe pa shenja pendese, burg djalit që vrau babanë (VIDEO)

5 Shtator 2019, 12:37| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 15:34

  • Share

TIRANE-Me të njëjta rroba të cilat kishte veshur momentin e ekzekutimit të babait të tij Iliaz Shahaj, Arjan Shahaj është paraqitur në gjykatën e krimeve të rënda për t'u njohur me akuzën që i rrezikon burgim e përjetshëm. Para gjykatës ai pranoi se më parë kishte qenë i dënuar me 7 vite burg për plagosjen e kushëririt të tij, ndërsa shpjegoi se babanë e kishte vrarë për t'u vetëmbrojtur.

Ishim duke prerë dru, ai më tha të hipja mbi lis për të prerë dru të mirë. Unë refuzova pasi aty kish grerëza dhe më bënin alergji por ai më goditi me grusht e shpulla. Më dhunonte që në moshën pesë vjecare dhe s'më përfillte, ndërsa pasi e godita me bishtin e sëpatës ai u rrëzua vdiq”.

I riu i cili shfaqte tronditje para dhe gjatë qëndrimit në sallë pranoi krimin pa pendesë, ndërsa për të gjykata vec arrestit me burg kërkoi dhe bërjen e ekspertizës mjekoligjore për aftësitë e tij mendore. Gjatë kontrollit në banesë Shahajt i janë gjetur mjekime për sëmundje mendore ndërsa zyrtarisht ai rezulton se nuk ka kartelë të regjistruar.

Tre ditë më parë 35 vjecari Shahaj vrau babain e tij 77 vjec Iliaz Shahaj dhe tentoi ti shmangej arrestimit të policisë së Gjirokastrës, e cila e kapi disa orë pas krimit në Levan teksa ai ishte duke udhëtuar drejt Tiranës. Me ndryshimet në kodin penal krimet në familje shqyrtohen nga krimet e rënda ndërsa 35 vjecari rrezikon burgim të përjetshëm.

1567679918_shahaj.jpg

Arjan Shahaj sot para gjykatës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BARDHA: 05/09/2019 15:43

    DY SHKATARRUES PYLLI ME PAK....

    Përgjigju
  • miti: 05/09/2019 15:29

    Po kjo avokatja, per te pare instagramin ka shkuar ne gjykate apo per te mbrojtur te pandehurin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?