Vdekja e kosovarit 61-vjeçar Xhafer Osmani vijon të qëndrojë e mbuluar nga misteri, pasi deri në daljen e rezultateve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, policia dhe prokuroria e Krujës, vijojnë të mbetet të ndara në qëndrime, duke mos përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje me paramendim.
Hetimet kanë nisur për vrasje, por ekzistojnë dyshime të forta se Xhafer Osmani, ka shumë gjasa të jetë vetëvrarë. Gjatë verifikimeve të kryera në dobi të zbardhjes së kësaj ngjarje, është arrestuar shtetasi Besnik Shehaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjendur një pushkë, të cilën e kishte fshehur në dhomën e gjumit.
Ai ka pretenduar se armën e mban në shtëpi, qysh prej vitit 1997, pasi banon në një zonë problematike siç është Fushë-Kruja. I arrestuari Shehaj ka qënë një nga personat e dyshuar si autor i këtij krimi, pasi rezulton se ka marrë një bidon me benzinë në karburantin “Eri”, ku ai është larguar me vrap, por pas verifikimeve dhe pyetja e personave të tjerë, ka rezultuar se ky person nuk ka lidhje me djegien e Kosovarit Xhafer Osmani.
Ndër të tjera gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se në banesën e tij ndodhej dhe bidoni me benzinë i mbushur tek karburant “Eri”, të cilin ai e kishte blerë për motorin. Pavarësisht kësaj Besnik Shehajt i është komunikuar urdhëri I arrestit, për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.
Lidhja intime
“Shqiptarja.com” mëson se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër. Një burim nga policia i tha “Shqiptarja.com” se në dijeni të kësaj lidhje të fshehtë ka qënë burri i saj, i cili ka vendosur ta refuzojë gruan e tij.
Por që më pas besohet se Xhafer Osmani ka hyrë në negocim me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: ”…aman pranoje se mua s’do më shikosh më, se do zhdukem…”. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.
VRASJE APO VETEVRASJE?
Këto rrethana kanë shtyrë disa anëtarë të grupit të hetimit të binden se viktima i gjetur i djegur në fshatin Derven të Fushë-Krujës, është vetëvrarë. Megjithatë ky nuk është ende një version zyrtar,pasi ende pritet konkluzjoni i ekspertëve të mjekësisë ligjore në Tiranë, të cilët kanë ekzaminuar trupin e pajetë. Por, gjetja e një KURANI, vetëm pesë metra larg makinës së djegur, sipas disa hetuesve tregon se viktima në gjëndje emocionale të thellë, është falur mbi këtë libër dhe më pas ka hyrë brenda në makinë, duke u vetëdjegur.
Ndërkohë disa ekspertë të tjerë, po anëtarë të grupit hetimor, thonë se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi viktima është gjendur në sediljen e prapme të makinës. Trupi ishte i kthyer përmbys, me kokën pranë portës së pasme të djathtë, e këmbët të cilat janë djegur në pjesën më të madhe mbi metalin e sediljes. Gjithashtu në distancën 50 metra nga makina e djegur është gjendur një pagure plastike 0.5 litro me ambalazh "Glina", e cilë është marrë si provë, por nuk rezulton të jetë mbushur me benzinë apo lëndë tjetër djegëse.
PAMJET FILMIKE
Mirëpo për të hedhur dritë mbi misterin e kësaj ngjarje policia dhe prokuroria e Krujës, janë përqëndruar gjatë mbi analizimin e disa pamjeve filmike, të sekuestruara në kamerat e një karburant “Eri”, shumë pranë zonës. Gjatë analizimit të filmimeve ëhstë vërejtur se makina “Volkswagen Turan”, dallohet se ka hapur krahun buzë rrugës dhe pas rreth një minutë, futet në këtë rrugicë.
Po kështu 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë,nga ku del një person mashkull, dhe tenton të hapi bagazhin e automjetit. Por gjatë kësaj kohe nga vendi drejtuesit të makinës, zbret një vajzë,e cila hape bagazhin dhe vazhdohet të furnizohet automjeti me karburant. Ky person quhet Besnik Shehaj, dhe se largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani.
Nga pamjet filmike, Shehaj kërkon diçka në anën anësore të rrugicës, dhe pasi kthehet, vjen me një shishe plastike. Hyn në banjë dhe pasi qëndron për pak, shkon dhe e mbush atë me karburant benzinë. Gjatë marjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Ka hyrë në banjë, pasi e ka larë nga brenda këtë bidon dhe më pas i është drejtuar sërisht karburantit, duke e mbushur me benzinë.
Madje ai ka qënë duke nxituar, pasi ka paguar lekët dhe është larguar pa marrë bidonin me benzinë, por është rikthyer sërisht duke marë shishen plastike. Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja I.B., kushërira e Besnikut. Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin kosovar Xhafer Osmani nuk e njeh dhe se ka takuar asnjëherë.
E pyetur nëse ka qënë ndonjëherë në Kosovë, ajo ka treguar se para dy muajsh ka shkuar në Kosovë, për të takuar motrën. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Besnik Shehaj, pasi ky i fundit konsiderohej si i dyshuari kryesor. Gjatë kontrollit, policia gjeti një pushkë, 300 fishekë, një karikator me fishekë dhe një pa fishekë. Por Shehaj ka pohuar se e mban armën për të mbrojtur familjen pasi zona ku ai jeton është e rrezikshme.
Erdhi nga Kosova per te djegur veten ne Borizane, Derven, FusheKruje!!! Por perpara vrau veten me arme zjarri, dhe pastaj u pendua se iu duk me mire te vetedigjet (nje dite me pare u tha se ne trupin e djegur dallohej plaga e vrasjes!) Hajde Polici, hajde! Njelloj si ne kohe te Sales!
PërgjigjuPolici e prolurori e degjeneruar kshu that dhe per ate te shikut qe vran ne durres
PërgjigjuDuke lexuar e parë motivin kupton se në ç’gjendje të mjeruar prapambetjeje është shoqëria, turp dhe sa keq!
Përgjigju