Aleks Nika

Vrasjet në 21 janar 2011, mbërrin në Itali plumbi që i mori jetën protestuesit Aleks Nikës

17 Maj 2022, 11:20| Përditesimi: 17 Maj 2022, 11:28

  • Share

TIRANË- Predha që i mori jetën Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në protestën e 21 janarit ka mbërritur në Itali.

Prokuroria e Tiranës pas letër-porosive me homologët britanik e italian, ka zgjedhur për ekspertize laboratorin e policisë shkencore italian në Romë. Report Tv mëson se ky laborator është shtetëror dhe do te ekzaminojë predhën për të identifikuar armën që e ka qëlluar.

Nga katër viktima, vetëm vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor pasi nuk e identifikuar arma që e qëlloi. Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Më herët një ekspertizë e bërë edhe në një laborator në Amerikë,  por përgjigja erdhi negative duke mos e identifikuar armën që e qëlloi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyka: 17/05/2022 13:39

    Mallkimi i Aleksit,këtij djali bukurosh rëntë në familjet e Sali Berishes,Ilir Metes,Edi Ramës...brez pas brezi..

    Përgjigju
    • Fiks: 18/05/2022 07:04

      Fiks e ke thene dhe ti shtojme edhe pjesen e mbetur te haleve qe kane pasur mjetet per te bere dicka te nire per vendin dhe kane bere te kunderten me veprimet dhe mosveprimet e tyre. Haram cdo qindarke e cdo kafshate pr

  • Lolita: 17/05/2022 13:07

    flasin per rindertim, por rindertimi nis duke pasur laboratorin me te mire kriminalistik...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?