Vrasjet shoqërojnë familjen Buci, më herët gjyshja e Eglantinës vrau nusen e djalit emigrant! 23-vjeçares i vdiq edhe një vëlla

6 Shtator 2020, 10:32| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 11:33

  • Share

Zbardhja pas 8 vitesh të vdekjes së 23-vjeçares Eglantina Buci nga i vëllai dhe i ati, ka nxjerrë të pah detaje të reja nga familja Buci.

Vrasjet duket se në këtë familje fillojnë më herët, ku vjehrra e shtëpisë, gjyshja e 23-vjeçares, ka vrarë vite më parë nusen e djalit të saj Bashkimi.

Bashkimi ishte emigrant në Itali, ndërsa sipas burimeve për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nisi mes nuses dhe vjehrrës, të cilat ishin duke parë televizor në shtëpinë e tyre. Konflikti ka përfunduar në vrasjen e të resë nga vjehrra e saj.

Një tjetër humbje në këtë familje ka qenë edhe e vëllait të Eglantina Bucit, i cili vdiq nga leucemia. Madje sipas burimeve edhe Shkëlzen Buci, gjatë deklaratës së tij në prokurori kur u arrestuar për atentatin për vrasjen e aktorit Mishel Prela në 2017, tha se e mori përsipër të bëhej killer me pagesë për të siguruar paratë për kurimin e  të vëllait.

Vrasja e 23-vjeçares u bë në Malin me Gropa me një plumb në nofullën e majtë, që i dha i vëllai Shkëlzeni. Trupi i saj u varros nga i vëllai dhe i ati Faik Buci, të cilët nuk pranuan bashkëjetesën e saj me një djalë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kuno: 07/09/2020 01:08

    cne ajo...; duket qe ky do e kete vrare edhe kunaten (se i shau mamane ...)

    Përgjigju
  • Vicidoli: 06/09/2020 16:07

    Keta jane familje qe zbatojne Kanunin kane vu nderin ne vend

    Përgjigju
    • @emigranti: 06/09/2020 22:49

      Ca nderi kan vu me thjsht goca ka mor ate qe ka dash.!po kto jan te semur me te meta mendore.!

    • Durrsaku 1: 06/09/2020 19:07

      Hahahahahah Hahahhahah sa kam qesh me ket komentin e nderit Ata jane barbare dhe duhet denimi me vdekje per te dy. I pari nuk eshte prind dhe i dyti nuk ka gjak

  • Vlora: 06/09/2020 13:37

    Futini në dhomë gazi të gjithë si familje.

    Përgjigju
  • Bobi: 06/09/2020 11:09

    kta qenkan familje shtazareke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?