Lezhë- Është zbardhur dëshmia e Dashnor Totës, i arrestuar për vrasjen e Dod Mamlit mbrëmjen e së hënës (24 shkurt) në fshatin Vilëz të Kurbinit. 53-vjeçari ka thënë se është penduar që e vrau.
"E qëllova me armë zjarrin bashkëfshatarin pas një konflikti të çastit për çështje pronësie, por jam i penduar për atë çfarë ka ndodhur", ka deklaruar Dashnor Tota.
Autori i ngjarjes u njoh këtë të enjte (27 shkurt) me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, duke pranuar krimin e kryer prej tij.
Pasi dëgjoi palët gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesen e prokurores Denisa Perdja dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në Burg", ndaj 53-vjeçarit Dashnor Tota, për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Armbajtje pa leje.
67-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri nga dy banor të zonës mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilëz të Kurbinit.Nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, rezultoi se ai është qëlluar 6 herë, ku 1 prej plumbave e kishte prekur në kokë dhe 2 të tjere në pjesën e gjoksit.
Ndërkohë falë veprimeve të shpeja hetimore, policia arriti të zbardhje ngjarjen brenda pak orësh.Autori i dyshuar Dashnor Tota u identifikua dhe arrestua të nesërmen. Me vete kishte dhe armën e llojit pistolete me të cilën mendohet të ketë ekzekutuar bashkëfshatarin e tij.Ky i fundit ishte kthyer prej pak kohësh nga emigracioni dhe po punonte në trojet e tij të vjetra, ku dhe u gjet i pajetë.
Komente

Prokurore nuk ka qene tjeter
Përgjigju