44-vjeçari Flamur R.

Vrau dy fëmijët, plagosi gruan dhe më pas qëlloi për vdekje veten, ky është shqiptari që tronditi Gjermaninë një ditë më parë (FOTO)

28 Dhjetor 2021, 08:07| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 08:33

  • Share

GJERMANI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi ditën e djeshme në Gjermani, ku një 44-vjeçar vrau dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas u vetëvra.

Media gjermane ‘Bild’ shkruan se 44-vjeçari ishte shqiptar nga Kosova, ndërsa është identifikuar si Flamur R. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glinde të Gjermanisë, ku 44-vjeçari vrau fëmijët e tij të moshave 11 dhe 13 vjeç. Ndërkohë, nëna e dy fëmijëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas 'Bild' 44-vjeçari nuk ishte një njeri i qetë pasi më parë ka kërcënuar edhe të afërm të tij, të cilët kanë denoncuar në polici.  

Pamje nga vendi i ngjarjes

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?