Vrasja në sheshxhirim e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Hollywood-in, po edhe vetë aktorin. Në një intervistë me lot në sy Baldwin tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë, ndërsa mohon të ketë qëlluar duke thënë që arma u shkrep në mënyrë të pashpjegueshme në momentin që e mori në dorë.
Intervista e plotë pritet të transmetohet të enjten, ndërsa në klipin e shkurtë ë publikuar , aktori Alec Baldwin shfaqet i përlotur duke folur me detaje për të gjithë ngjarjen e ndodhur gjatë xhirimit të filmit Rust.
“Këmbëza nuk u shtyp, nuk e kam shtypur. Nuk do ia drejtoja kurrë armën një njeriu, e jo më ta shkrepja, kurrë. Dikush vendosi një fishek real në armë, një fishek që as nuk kishte pse ishte në atë pronë”, tha Baldwin.
Gjatë intervistës aktori hollivudian u shpreh se Hutchins ishte një njeri që e donin të gjithë, që e admironin të gjithë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë , ndërsa pak javë më parë aktori Alec Baldwin u akuzua zyrtarisht për ngjarjen e rëndë për vrasje. Më akuzë thuhet se Alec Baldwin në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 tetor, ku gjatë xhirimeve Baldwin shkrepi armën që kishte ën rol, pa ditur që në të kishte plumba ë vërtetë, Nga të shtënat kineastja u plagos dhe u dërgua në spital me helikopter por nuk mundi të mbijetojë. Nga të shtënat u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.