Viktima Enkeleda Çapoku dhe Erdet Çapoku

Kronikë

Vrau një vit më parë gruan e vëllait që kishte në burg, Apeli lë në burg për jetë Erdet Çapokun

23 Nëntor 2021, 11:38| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 12:56

  • Share

Me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë e cila ka në fuqi vendimin e shkallës së pare, Erdet Çapoku do të vazhdojë të jetë një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Ngjarja u regjistrua më 9 janar të 2020 në Paskuqan ku Çapoku masakroi Enkeleda Çapokun në sy të vajzës së saj të mitur.

Në gjykatë Çapoku ka pranuar vrasjen e kunatës, teksa ka thënë se kishte bërë shumë për të dhe mbesën gjatë kohës që i vëllai ishte në burg për drogë, por ato nuk e kishin mbështetur.

Në orët e vona të 9 Janarit, Erdet Çapoku teksa ndodhej në gjendje të dehur, shkelmoi derën në banesën ku jetonte Enkeleda Çapoku së bashku me të ëmën dhe vajzën 17 vjeçe, duke masakruar me thikë e me bishtin e sqeparit 38-vjeçaren. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?