MEMALIAJ- Asnjë shenjë pendese nuk është parë në sytë e Arjan Shahajt, 35- vjecarit nga fshati Shalës Bashkia e Memaliajt, një ditë pasi qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë të atin e tij Ilijaz Shahaj.
Ngjarja ndodhi jo larg banesës së tyre çka bëri bujë shumë të madhe për shkak se në të kaluarën, nuk kishte ndodhur asnjëherë në këtë zonë një ngjarje e ngjashme. Arjan Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.
Vetë Shahaj, nuk ka shprehur shenjë refleksi për aktin që kishte kryer në dëm të të atit të tij. Vetë Shahaj pohoi se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr. 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme mendore. Ndërkohë që Shahaj sipas informacioneve nga grupi hetimor, kishte vuajtur 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij çka e kishte vuajtur dënimin e plotë deri në lirimin e tij pesë vite më parë.
Shahaj ka rrëfyer ngjarjen e djeshme duke thënë se e kishte qëlluar të atin jo për t’a vrarë, por për ta trembur. Mirëpo gjurma e sëpatës në kokën e 77-vjecarit Ilijaz Shahaj, nuk të le të besosh në alibinë e 35-vjecarit pasi kishte qëlluar dy apo tre herë. Konfliktin mes tyre, 35- vjeçari pretendon se ka qenë momental dhe jo i paramenduar. Ai u shpreh se gjithçka ka ndodhur kur po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm. Babai i kishte kërkuar të birit, që të linte të qetë vajzën me emrin B.C sepse ishin ankuar njerëzit e saj tek vetë ai. Mirëpo agresori e paralajmëroi një herë që ta mbyllte këtë bisedë, por kur e ka rihapur edhe një herë, Arjan Shahaj nuk ka duruar më dhe e ka rrëmbyer sëpatën duke e qëlluar dy herë në kokë.
I gjendur përballë asaj çfarë ndodhi, Arjan Shahaj, është larguar menjëherë dhe ka hyrë në banesë ku ka gjetur të vetme kunatën e tij (nusen e vëllait). Kësaj të fundit i ka kërkuar të holla sepse do të largohej tek e motra e tij në kryeqytet pasi kishte një punë për të bërë. Kunata nuk ka reaguar sepse nuk kishte të holla për t’i dhënë. Ndërsa Arjani, ka shkuar tek dhoma e prindërve dhe aty ka marrë nga dollapi, 20 mijë lekë të vjetra dhe është larguar menjëherë me rrobat e reja që kishte veshur. Ndërsa i ka thënë kunatës që po largohet për në Tiranë, të parët që e kanë gjetur viktimën, kanë qenë komshinjtë e familjes Shahaj të cilët lajmëruan familjarët dhe më pas policinë e cila mbërriti në vendngjarje.
Policia nga ana e saj ka rrethuar zonën dhe pas 3 orësh arriti në gjurmët e agresorit i cili u kap teksa po hypte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit. Arjan Shahaj, ka qenë kontradiktor me deklarimet e veta mëngjesin e sotëm tek OPGJ dhe ndërkohë që është trajtuar një ditë më parë me qetësues dhe është izoluar i vetëm në një dhomë për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Dosja e tij do të gjykohet në Tiranë nga Krimet e Rënda, e ndërsa ditën e nesërme pritet që të jepet masa e sigurisë për 35-vjeçarin.
Jo more, deshe ta trembesh me sopate, sa shprehje pa lidhje,gjynaf per ate njeri te moshuar qe i erdhi vdekja nga djali i tij. Ky tipi i semure mendore meriton burg te perjetshem,eshte rrezik per gjithe shoqerine.
PërgjigjuSidoqoft , qellimit djali ja ka arrit . E ka trembur viktimen madje per Vdekje !
Përgjigju