Me rreth të kuq, Matteo Costacurta

Bota

‘Vriste për hobi’, arrestohet ‘Princi fisnik’ në Itali, pjesë e klanit të shqiptarit Elvis Demçe

1 Gusht 2022, 17:17| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 17:35

  • Share

ITALI- Matteo Costacurta është vënë në pranga të policisë italiane për një tentativë vrasjeje. Emri i tij nuk është i njohur në botën e krimit në Shqipëri, mirëpo mësohet se ai ishte pjesë e grupit të shqiptarit Elvis Demçe, që e mbante veten si “Zot” në Itali. Costacurta ishte “masha” e Demçes, pra ai ishte vrasësi me pagesë që shqiptari punësoi për kryerjen e një ekzekutimi kriminal.

Plani për tentativën e dështuar të vrasjes së Alessio Marzanit
Një “bos” i njohur me emrin Daniele Gallarello ka kontaktuar Elvis Demçen që t’i gjente një person për të ekzekutuar Alessio Marzanit. Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj (gjithsej rreth 40 mijë euro) nga Gallarello, si dëmshpërblim për ruajtjen e drogës. Sipas aktakuzës, Gallarello i jep 15 mijë euro Demçes që të identifikojë 2 vrasës të besueshëm, të aftë për të vrarë armikun. Shqiptari identifikon Matteo Costacurta dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. 2 vrasësit planifikojnë pritën së bashku me Demçen në detaje, nga koha e deri te mjetet e përdorimit, ndonëse plani dështoi.

Si ndodhi atentati
Në 22 tetor 2021, Alessio Marzanit po udhëtonte me biçikletë teksa Costacurta së bashku me personi tjetër e qëllojnë me breshëri arme, ku plumbat e kapin në anën e majtë të gjoksit dhe krahut. Viktima strehohet brenda një ndërtese, ku një banor i hap derën, ndërsa një fqinj telefonon karabinierët duke thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë. Policia gjen Marzanin të plagosur i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kush është Matteo Costacurta?
Matteo Costacurta njihej me pseudonimin "Princi" për shkak të origjinës së tij fisnike, pasi mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane. Mediat italiane e përshkruajnë si një “kriminel i pamëshirshëm", që e kishte vrasjen hobi. Sipas hetuesve, sapo Costacurta ka marrë foton e personit që do të ekzekutonte ka thënë “E ka fytyrën shumë të madhe të m..., nuk do zgjasë gjatë". Vrasësi mezi pret të kryejë detyrën, vijon dosja, ndonëse nuk ia doli ta kryente “me sukses”.

Si rezultat i këtyre hetimeve, në pranga ka rënë edhe ish-futbollisti i të rinjve të Lazios, Daniele Corvesi, i cili u përgjua teksa po planifikonte vrasjen e dy magjistratëve së bashku me Elvis Demçen. Këtij të fundit, iu shtua edhe akuza për vrasje.

Marrë nga La Republica, përshtati në shqip Shqiptarja.com

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?