Luljeta Bozo

'Vriteni' Luljeta Bozon!

5 Mars 2021, 14:48| Përditesimi: 5 Mars 2021, 14:57

  • Share

E kishim para një jave në Top Channel dhe dha një super intervistë mbresëlënëse. E qetë, e zgjuar, plot racionalitet në çdo fjalë e shprehje. Modeste për kontributet e saj shkencore e madhore, të impononte ta dëgjoje siç bën gjithmonë dhe shpërndante eliksirin e profesionalizmit pa më të voglin skepticizëm. Na tregoi se banon në një shtëpi të vjetër pas rrugës së ambasadave.

E vetme aty jeton, lexon, punon. Banon në një shtëpi të vjetër mes mijërave kujtimeve, librave, punëve shkencore. Nuk përdor rrjetet sociale dhe nuk gurguliset mes komenteve që mund ta shajnë apo ta lavdërojnë. Rrugëve dhe mejhaneve del rrallë, shumicën e kohës e gjeni në shtëpi. Sot që pranoi ftesën për ti dhënë politikës së ndotur emrin e saj të papërlyer u gjeti të papërgatitur ju gangësterëve nihilistë. Mos u lodhni kot duke e sharë e duke e poshtëruar virtualisht por shkoini te dera e shtëpisë dhe qëllojeni me fjalët e rënda dhe me gurët talibaneskë arnautas. Shkencërisht dhe fisnikërisht nuk i afroheni dot por të paktën mallokjeni siç bëni gjithmonë e me këdo. Duhet ta dini mirë, shkencëtarja Luljeta Bozo ka 55 vjet që merret me tronditjet e tokës e kurrë nuk u tremb nga asnjë tërmet, cunamit tuaj virtual nuk i trembet kurrë.

Shajeni, mallkojeni, kërcënojeni por mos harroni kur si skuthë frikacakë në nëntorit e 2019 nuk flinit dot nga paniku i tërmetit. Dëgjonit Luljeta Bozon e pastaj u zinte gjumi. Si fëmija i vogël që gjumi e zë vetëm me ninulën e nënës së tij...

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 06/03/2021 08:13

    Tani e beri Rama shqiperine.Keto dy zonja i kane munguar!

    Përgjigju
  • Caci: 05/03/2021 18:54

    Mesatarisht, 4 ore pas "ftesave" per deputete (sa idot si koncept juridik) te don kishotit shqiptar, pothuaj gjithe instrumentat e propogandes promoniste i shkarkuan baterite si rrufe! Ckeni kunder Comos, po cfare u beri Bozo e me radhe. Te nderuar mediatike te kote, jo domosdoshmerisht kritikat jane tregues se ato qe i bejne jane me opoziten. E kuptojme qe opozita jashte parlamentare (se ajo brenda eshte si i thone nga vete fenda) eshte komplet e paafte dhe hipokrite. Por sido e sado keq te jete, as nuk krahasohet me monstruozitetin qe buron nga maxhoranca qeverisese. Dhe te ciles i sherbeni me kaq pathos. Jeni me keq se banda e Berishes dhe larot e tij mediatike qe i vinin nga pas. Njemijehere me keq.

    Përgjigju
    • popull: 05/03/2021 20:42

      o cac.. nuk e di se ku leh ti dhe per ke,por pa dyshim ne kasollen ne te cilen ushqehesh, por duhet te shikosh me larg sesa hunda jote qe: rama nuk eshte i kulluari i shekullit,por llumi i qelbur dhe me ere te keqe qe notojne aktoret e tjere te politikes,mendoj qe nuk e kane fajin ata qe krijuan llumin dhe notojne ne te por Ti mor i mjere qe te duket si parfum dhe sdihet sepse...por qe shqiperia nuk ecen perpara eshte se ca si puna jote bejne ate qe shohim perdite... tung. or CAC

  • leone: 05/03/2021 16:29

    Bravo zoti Mane! Njerez te mencur dhe trima si e nderuara zonja Bozo meritojne nderimin e te gjithe njerezve me mend ne koke.Gjirizi i gjirit e Lalzit e te SHQUPIT ka 30 vjet qe vjen ere dhe duam apo nuk duam jemi mesuar me te ,keshtuqe nuk presim gje tjeter.Ata dhe brenda llojit te tyre te njejten gje bejne.Keshtu bente Berisha me Azemin qe e akuzonte per njemije e nje te zeza,keshtu ka bere dhe Likja me Berishen e Berisha me Liken,sepse ata jane te njejte me njeri tjetrin dhe shpifjen ,sharjen dhe akuzen,e vertete ose jo e kane profesionin e tyre te preferuar,duke u kushtezuar kjo me arritjen e synimit te tyre final.Pastsaj,kur arrijne te mposhtin kundershtaret,e kthejne kapelen nga ana tjeter,"harrojne" apo e arkivojne per momentin c'kane thene deri ne momentin tjeter kur do tu duhet ta riaktivizojne.Rendesi ka ta kuptojne sa me shume shqiptare me tru ne koke kete e t'u ktheje kurrizin,pa teveqele e interesaxhinj,njerez te shushatur ka patur e do te kete,por ata jane qene e do te jene nje minorance perhere ne kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?